Kultus Logo


Rreth Nesh

Qëllimi i organizatës


Organizata për Kulturë dhe Edukim Kultus ka për qëllim të mbështesë dhe të kontriboj në fusha të ndryshme të kulturës, trashëgimisë kulturore, hapësirat urbane si dhe edukimit joformal e atij kulturor. Përmes trajnimeve, hulumtimeve, aktiviteteve informuese, debateve publike, synon të nxisë pjesëmarrjen aktive në jetën publike të qytetarëve, duke promovuar një shoqëri më të angazhuar, të informuar e më mirë të edukuara për çështjet e ndryshme publike.
Fushëveprimi:

  1. Edukim/Trajnim;
  2. Kulturë;
  3. Hulumtime dhe Analiza;
  4. Trashëgimi kulturore;
  5. Rini.

Drejtor Ekzekutiv: Endrit Temaj
Departamenti i kulturës:
Flaka Berisha Temaj, sociologe
Arian Vula, sociolog
Arlind Bakija, arkitekt
Departamenti i edukimit:
Zana Bakalli, sociologe
Armend Dodaj, Master i edukimit
Specialist i IT: Driton Jasiqi
Udhëheqës të Vullnetarëve: Dielli Dana, Arrita Zhubi dhe Edri Aha





Stafi

foto

Endrit Temaj

Endrit Temaj është PhD kandidat në Universitetin e Ljubljanës, në fushën e sociologjisë. Aktualisht është i angazhuar në mësimdhënie si mësimdhënës i sociologjisë në Gjimnazin “Hajdar Dushi”. Endriti ka një përvojë të theksuar në shoqërinë civile, duke kontribuuar në një numër të konsiderueshëm të projekteve dhe organizatave të shoqërisë civile. Ai ka qenë themelues i Organizatës për Studime Sociale “Artha”. Në vazhdën e angazhimeve të tij ka kryer projekte për organizata të shoqërisë civile si Local Democracy Agency si dhe është alumni në kuadër të programit të organizatës Teach For Kosova. Endriti ishte i angazhuar si hulumtues dhe analist i të dhënave sociale në kuadër të organizatës Iniciativa Kosovare për Stabilitet. Po ashtu, ai ka dhënë kontribut në kuadër të Projektit për Dokumentimin e Masakrës së Krushës së Madhe. Në kuadër të Organizatës për Edukim dhe Kulturë Kultus është drejtor ekzekutiv dhe udhëheqës i Departamentit të Edukimit.

foto

Flaka Berisha Temaj

Flaka Berisha ka përfunduar studimet master, në fushën e sociologjisë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Aktualisht është e angazhuar si mësimdhënëse e sociologjisë në Gjimnazin “Bedri Pejani”. Flaka, ka një përvojë të theksuar në shoqërinë civile, duke kontribuuar në një numër të konsiderueshëm të projekteve dhe organizatave të shoqërisë civile. Ajo ka qenë koordinatore e projekteve në kuadër të Organizatës për Studime Sociale “Artha”. Në vazhdën e angazhimeve të saj shquhet kontributi i saj në fushën e kulturës, ku studimet bachelor dhe master, i ka orientuar në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Ndër kontributet e saj të shquara vlen të përmendet puna e saj në fushën e hulumtimeve sociale veçmas në kuadër të projektit për Dokumentimin e Masakrës së Krushës së Madhe dhe hulumtimeve në kuadër të Friderich Ebert Stiftung-FES. Flaka, posedon përvojë të theksuar si zyrtare e projekteve, për sektorin e shoqërisë civile, ku një kontribut të shquar në këtë aspekt e ka dhënë në kuadër të organizatës Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) ku ka shërbyer si zyrtare për projekte. Në kuadër të Organizatës për Edukim dhe Kulturë Kultus ushtron detyrën e koordinatorës së projekteve dhe është udhëheqëse e Departamentit të Kulturës.

foto

Arian Vula

Arian Vula është student Master i Sociologjisë, në Universitetin e Prishtinës. Si pjesëtar i organizatës, ai është i interesuar në hulumtime në fushën e kulturës. Interesat e tij janë kultura, historia dhe filozofia. Ariani po ashtu ka dhënë kontribut në pjesën e hulumtimit në memorien kolektive. Në kuadër të Organizatës për Edukim dhe Kulturë, Ariani është i angazhuar në Departamentin e Kulturës.

foto

Zana Rraci Bakalli

Zana Rraci Bakalli është sociologe, e cila ka përfunduar studimet në degën sociologji-filozofi. Zana ka qenë e angazhuar në fushën e edukimit duke u fokusuar fillimisht në fëmijërinë e hershme. Më vonë në ciklin e mesëm, ku vazhdon të jetë e angazhuar si mësimdhënëse për lëndën e sociologjisë në Gjimnazin “Hajdar Dushi”. Po ashtu, Zana ka qenë e angazhuar si këshilluese sociale në OJQ “Shtëpia e Sigurtë”. Në kuadër të Organizatës për Edukim dhe Kulturë Kultus, kontributin e saj e ofron në Departamentin e Edukimit.

foto

Armend Dodaj

Armend Dodaj ka përfunduar studimet bachelor në Fizikë dhe më pas studimet master – me specializim në mësimdhënie të fizikës, në Universitetin e Prishtinës. Armendi ka përvojë relativisht të gjatë në fushën edukimit, që nga viti 2019. Në mesin e shumë trajnimeve që ka përfunduar në fushën e edukimit, theksojmë trajnimin “Identifikimi dhe përkrahja e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme” të organizuar nga Instituti ATOMI. Aktualisht është i angazhuar në mësimdhënie si mësimdhënës i astronomisë dhe fizikës në Gjimnazin “Hajdar Dushi”. Në kuadër të Organizatës për Edukim dhe Kulturë Kultus, Armendi do të jetë i angazhuar në Depatamentin e Edukimit.

foto

Driton Jasiqi

Driton Jasiqi është nxënës në gjimnazin “Hajdar Dushi”, në vitin e tretë, shkenca natyrore. Aktualisht merret me dizajnimin dhe kodimin e webfaqeve të ndryshme. Dritoni shquhet nga aftësitë e tij për „Deep Thinking“ dhe „Problem Solving“ të cilat i përdorë në të gjitha angazhimet e tij. Është kryetar i sektorit të teknologjis në kryesin e këshillit të nxënesve të gjimnazit Hajdar Dushi. Momentalisht është duke organizuar mjetet e duhura për developimin e një sistemi të menagjimit të nxënësve të gjimnazit „Hajdar Dushi“. Dhjetra orë vullnetare në sektoret në lidhje me teknologjin tregojn më së miri për pasionin e këtij djali. Në kuadër të Organizatës për Edukim dhe Kulturë Kultus është menagjuesi i ifrastrukturës teknologjike të organizatës.





Fushat

Kulturë

Përmes programeve të ndryshme, organizata synon të ruajë dhe promovojë trashëgiminë lokale, duke nxitur angazhimin e komunitetit.


Edukim

Organizata është e përkushtuar për të përmirësuar aksesin në arsim cilësor për fëmijët në nevojë në zonat rurale dhe urbane



"Kultura është zgjerimi i mendjes dhe i shpirtit." — Jawaharlal Nehru





Projektet

icon

Fuqizimi përmes sportit

Donatorë: PLAY INTERNATIONAL Me të rinjtë e Gjakovës, filloi projekti 'Fuqizimi përmes sportit', i mbështetur nga Play International Western Balkans. Në bashkëpunim me RONA OJQ u realizuan aktivitetet fillestare në kuadër të këtij projekti. Të rinjtë përpos socializimit dhe lojërave të shumta, patën mundësi të njoftohen me metodologji dhe teknika të reja të të mësuarit.

icon

17 Fshatrat

Organizata Kultus uron të gjithë qytetarët e Kosovës, 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës! Organizata ju fton të lexoni blogun '17 ngjarjet që prodhuan 17 Shkurtin', që i kushtohet ngjarjeve më madhore historike të cilat sollën pavarësimin. Gëzuar, 17 Shkurtin! 👇 Linku https://kultus.org/pdf/17shkurti.pdf

icon

Kullë’tech

Donatorë: Ministria e Zhvillimit Rajonal. Projekti 'Kullë`tech' synon të japë kontribut në zhvillimin e turizmit dhe promovimin kulturor për rajonin e Gjakovës, bashkë me komunen e Junikut dhe Rahovecit.

icon

test

test

icon

test

test






Publikime

17 Porta për turizëm



"Edukimi është arma më e fuqishme që mund të përdorni për të ndryshuar botën." — Nelson Mandela





Blog

Blog Image

17 NGJARJE HISTORIKE QË PRODHUAN 17 SHKURTIN



"Arsimi është çelësi i lirisë; kultura i jep kuptim asaj lirie." — Anonim

Build and Design by Driton Jasiqi