Organizata për Kulturë dhe Edukim Kultus ka për qëllim të mbështesë dhe të kontriboj në fusha të ndryshme të kulturës, trashëgimisë kulturore, hapësirat urbane si dhe edukimit joformal e atij kulturor. Përmes trajnimeve, hulumtimeve, aktiviteteve informuese, debateve publike, synon të nxisë pjesëmarrjen aktive në jetën publike të qytetarëve, duke promovuar një shoqëri më të angazhuar, të informuar e më mirë të edukuara për çështjet e ndryshme publike.
Fushëveprimi:
Endrit Temaj është PhD kandidat në Universitetin e Ljubljanës, në fushën e sociologjisë. Aktualisht është i angazhuar në mësimdhënie si mësimdhënës i sociologjisë në Gjimnazin “Hajdar Dushi”. Endriti ka një përvojë të theksuar në shoqërinë civile, duke kontribuuar në një numër të konsiderueshëm të projekteve dhe organizatave të shoqërisë civile. Ai ka qenë themelues i Organizatës për Studime Sociale “Artha”. Në vazhdën e angazhimeve të tij ka kryer projekte për organizata të shoqërisë civile si Local Democracy Agency si dhe është alumni në kuadër të programit të organizatës Teach For Kosova. Endriti ishte i angazhuar si hulumtues dhe analist i të dhënave sociale në kuadër të organizatës Iniciativa Kosovare për Stabilitet. Po ashtu, ai ka dhënë kontribut në kuadër të Projektit për Dokumentimin e Masakrës së Krushës së Madhe. Në kuadër të Organizatës për Edukim dhe Kulturë Kultus është drejtor ekzekutiv dhe udhëheqës i Departamentit të Edukimit.
Flaka Berisha ka përfunduar studimet master, në fushën e sociologjisë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Aktualisht është e angazhuar si mësimdhënëse e sociologjisë në Gjimnazin “Bedri Pejani”. Flaka, ka një përvojë të theksuar në shoqërinë civile, duke kontribuuar në një numër të konsiderueshëm të projekteve dhe organizatave të shoqërisë civile. Ajo ka qenë koordinatore e projekteve në kuadër të Organizatës për Studime Sociale “Artha”. Në vazhdën e angazhimeve të saj shquhet kontributi i saj në fushën e kulturës, ku studimet bachelor dhe master, i ka orientuar në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Ndër kontributet e saj të shquara vlen të përmendet puna e saj në fushën e hulumtimeve sociale veçmas në kuadër të projektit për Dokumentimin e Masakrës së Krushës së Madhe dhe hulumtimeve në kuadër të Friderich Ebert Stiftung-FES. Flaka, posedon përvojë të theksuar si zyrtare e projekteve, për sektorin e shoqërisë civile, ku një kontribut të shquar në këtë aspekt e ka dhënë në kuadër të organizatës Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) ku ka shërbyer si zyrtare për projekte. Në kuadër të Organizatës për Edukim dhe Kulturë Kultus ushtron detyrën e koordinatorës së projekteve dhe është udhëheqëse e Departamentit të Kulturës.
Arian Vula është student Master i Sociologjisë, në Universitetin e Prishtinës. Si pjesëtar i organizatës, ai është i interesuar në hulumtime në fushën e kulturës. Interesat e tij janë kultura, historia dhe filozofia. Ariani po ashtu ka dhënë kontribut në pjesën e hulumtimit në memorien kolektive. Në kuadër të Organizatës për Edukim dhe Kulturë, Ariani është i angazhuar në Departamentin e Kulturës.
Zana Rraci Bakalli është sociologe, e cila ka përfunduar studimet në degën sociologji-filozofi. Zana ka qenë e angazhuar në fushën e edukimit duke u fokusuar fillimisht në fëmijërinë e hershme. Më vonë në ciklin e mesëm, ku vazhdon të jetë e angazhuar si mësimdhënëse për lëndën e sociologjisë në Gjimnazin “Hajdar Dushi”. Po ashtu, Zana ka qenë e angazhuar si këshilluese sociale në OJQ “Shtëpia e Sigurtë”. Në kuadër të Organizatës për Edukim dhe Kulturë Kultus, kontributin e saj e ofron në Departamentin e Edukimit.
Armend Dodaj ka përfunduar studimet bachelor në Fizikë dhe më pas studimet master – me specializim në mësimdhënie të fizikës, në Universitetin e Prishtinës. Armendi ka përvojë relativisht të gjatë në fushën edukimit, që nga viti 2019. Në mesin e shumë trajnimeve që ka përfunduar në fushën e edukimit, theksojmë trajnimin “Identifikimi dhe përkrahja e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme” të organizuar nga Instituti ATOMI. Aktualisht është i angazhuar në mësimdhënie si mësimdhënës i astronomisë dhe fizikës në Gjimnazin “Hajdar Dushi”. Në kuadër të Organizatës për Edukim dhe Kulturë Kultus, Armendi do të jetë i angazhuar në Depatamentin e Edukimit.
Driton Jasiqi është nxënës në gjimnazin “Hajdar Dushi”, në vitin e tretë, shkenca natyrore. Aktualisht merret me dizajnimin dhe kodimin e webfaqeve të ndryshme. Dritoni shquhet nga aftësitë e tij për „Deep Thinking“ dhe „Problem Solving“ të cilat i përdorë në të gjitha angazhimet e tij. Është kryetar i sektorit të teknologjis në kryesin e këshillit të nxënesve të gjimnazit Hajdar Dushi. Momentalisht është duke organizuar mjetet e duhura për developimin e një sistemi të menagjimit të nxënësve të gjimnazit „Hajdar Dushi“. Dhjetra orë vullnetare në sektoret në lidhje me teknologjin tregojn më së miri për pasionin e këtij djali. Në kuadër të Organizatës për Edukim dhe Kulturë Kultus është menagjuesi i ifrastrukturës teknologjike të organizatës.
Arlind Bakija është arkitekt, ka përfunduar studimet në UBT, për arkitekturë. Njëkohësisht është themelues i BAKI ARCHITECT. Fokusi i tij është i përqendruar në arkitekturën e qëndrueshme. Në kuadër të aktivizmit të tij, ka marrë pjesë në disa projekte hulumtuese për hapësirat publike, ku vlen të cekët hulumtimi në kuadër të Architect Festival dhe projektit të UNDP-së në qytetin Mitrovicës Jugore. Në kuadër të Organizatës për Edukim dhe Kulturë Kultus, ai shërben si konsulentë për projektet në rrafshin e kulturës.
test
test
test
Përmes programeve të ndryshme, organizata synon të ruajë dhe promovojë trashëgiminë lokale, duke nxitur angazhimin e komunitetit.
Organizata është e përkushtuar për të përmirësuar aksesin në arsim cilësor për fëmijët në nevojë në zonat rurale dhe urbane
Asnjë Projekt për momentin
Asnjë Publikim për momentin